Biznes

Vodafone drejt hapësirës për të përmirësuar sinjalin celular

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Mars 2020
0
Kompania Amerikane ka në plan të lançojë rrjetin e parë celular satelitor me vonesa të ulëta transmetimi falë përdorimit të satelitëve në orbitën e ulët të tokës. Vodafone drejt hapësirës për të përmirësuar sinjalin celular

Vodafone ditën e Marte tha se ka investuar 25 milionë dollarë në rrjetin hapësinor të kompanisë Amerikane AST&Science.

Kompania Amerikane ka në plan të lançojë rrjetin e parë celular satelitor me vonesa të ulëta transmetimi falë përdorimit të satelitëve në orbitën e ulët të tokës.

Ky sinjal do të përmirësonte ndjeshëm mbulimin në zonat rurale duke kaluar nga rrjeti tokësor në atë satelitor.

Shefi ekzekutiv i Vodafone Nick Read tha se SpaceMobile do të përmirësojë shërbimin dhe rrjetin e kompanisë në Evropë dhe Afrikë sidomos në zonat rurale gjatë krizave natyrore dhe humanitare.

Por rrjeti hapësinor nuk është i dizajnuar për zona me densitet të lartë mbuluar nga rrjetet tokësore. Operatori mobil, i dyti më i mahd në botë, do të ndihmojë AST&Science të testojnë teknologjinë e tij dhe të ofrojë pajisje tokësore në mbështetje të satelitëve.

Në AST kanë investuar edhe kompani si American Tower, Cisneros, Samsung NEXT krahas Vodafone. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cilat janë llojet e 5G dhe sa e shpejtë është krahasuar me 4G

Tags >

Vodafone