Biznes

Vodafone kërkon me çdo kusht të blejë Liberty Global

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Maj 2019
0
Rrjetet mbulojnë 23.7 milionë shtëpi do të ndihmonin Telefonica të rritej në këtë treg duke qenë se qëndron në vendin e tretë por shumë larg dy të parëve Telekom dhe Vodafone. Vodafone kërkon me çdo kusht të blejë Liberty Global

Vodafone është i vendosur të marrë aprovimin e autoriteteve Gjermane për blerjen e Liberty Global dhe për këtë kompania vendosi ti ofrojë rivalit Telefonica Deutschland akses në rrjetin e shpejtësis së lartë.

Operatori celular i dy më i madh në botë pagoi një vit më parë 22 miliardë dollarë për rrjetin kabllor të Liberty në Gjermani dhe Evropën Qendrore në përpjekje për të konkurruar me gjigandin Gjerman Deutsche Telekom.

Në përpjekje për të rritur konkurrencën në tregun Gjerman dhe eliminuar kritikat, Vodafone tha ditën e Marte se Telefonica Deutschland do të mund të ofrojë internet të shpejtësisë së lartë mbi rrjetet kabllor të Vodafone dhe Liberty Media nëse marrëveshja aprovohet.

Rrjetet mbulojnë 23.7 milionë shtëpi do të ndihmonin Telefonica të rritej në këtë treg duke qenë se qëndron në vendin e tretë por shumë larg dy të parëve Telekom dhe Vodafone.

Shefi ekzekutiv i Telefonia Markus Haas tha se marrëveshja do të ndihmonte kompaninë të lidhej me miliona konsumatorë në Gjermani.

Telefonica është një lojtar i fortë në tregun mobil edhe renditet pas Telekom por përpara Vodafone për nga numri i abonentëve.

Sakaq Liberty Global ka 13 milionë abonentë dhe 700 milionë dollarë të ardhura në Gjermani. Ekzekutivi i Deutsche Telekom ka kritikuar marrëveshja e Vodafone me Liberty sepse thotë se krijon monopol të televizorit kabllor në Gjermani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonica kërkon bllokimin e blerjes së Liberty Global nga Vodafone

Lajmet e fundit>