Blog

Vodafone lançon internet Gigabit në Hamburg, 11 milion shtëpi do të kenë internet Gigabit në fund të 2019-ës

Nov 29 2018
0 Shpërndarje
Ata do të përfitojnë internet me shpejtësi 1Gbps dy muaj pas lançimit të rrjetit të përmirësuar i cili zotëron kapacitetet për të ofruar internet të tillë. Vodafone lançon internet Gigabit në Hamburg, 11 milion shtëpi do të kenë internet Gigabit në fund të 2019-ës

Në fillim të muajit Tetor Vodafone prezantoi shërbimin e ri të internetit kabllor shpejtësi Gigabit dhe tashmë shërbimi do të ofrohet në Hamburg për 590,000 shtëpi.

Ata do të përfitojnë internet me shpejtësi 1Gbps dy muaj pas lançimit të rrjetit të përmirësuar i cili zotëron kapacitetet për të ofruar internet të tillë.

Vodafone mund të ofrojë internet me shpejtësi Gigabit për 4.3 milion shtëpi në tetë shtete federale ndërsa ky numër do të arrijë në 6 milion deri në fund të vitit dhe 11 milion në fund të 2019-ës.

Kompania synon të përditësojë marrë rrjetin kabllor të cilin e trashëgoi me blerjen e Kabel Deutschland i cili kalon nëpër 12.7 milion shtëpi në 13 shtete.

Deri në fund të 2020-ës tërë këto abonentë do të kenë internet me shpejtësi 1Gbps. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>