Biznes

Vodafone ndez antenat 5G në Britani

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Korrik 2019
0
Rrjetet 5G ofrojnë shumë më tepër kapacitet sesa 4G me shpejtësi interneti deri 100 herë më shumë. Vodafone ndez antenat 5G në Britani

Vodafone është bërë operatori i dytë britanik i cili aktivizoi rrjetin 5G duke ofruar internet disa herë më të shpejtë dhe hapur mundësi për ofrimin e shërbimeve të reja.

Rrjeti është live në shtatë qytete Britanike përfshirë Kardifin, Londrën, Mançesterin dhe Glasgoun.

Suksesi në këtë drejtim është jetik për firmën e cila është përballur me humbje financiare dhe ankesa konsumatore në vitet e fundit.

Rrjetet 5G ofrojnë shumë më tepër kapacitet sesa 4G me shpejtësi interneti deri 100 herë më shumë.

Gjithashtu ndihmon në zhvillimin e teknologjive të reja si inteligjenca artificiale, interneti i gjërave, robotika, qytetet e ndërlidhura dhe makinat me sistem vetëdrejtimi.

Tre qytetet e tjera që do të përfitojnë nga avantazhet rrjetit të ri 5G janë: Birminghami, Bristoli dhe Liverpooli.

Vodafone është operatori i parë Britanik që ofron roaming 5G në Gjermani, Spanjë dhe Itali. Rivali tjetër, 3, do të lançojë 5G në Gusht ndërsa O2 jo përpara Vjeshtës.

Aktualisht beteja në Britani ka filluar të anojë nga EE, operatori i parë që lançoi 5G në Maj i cili ka edhe numrin më të madh të abonentëve.

EE është në pronësi të gjigantit Britanik British Telecom. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Deutsche Telekom nuk njeh rival në Gjermani, kryeson shpejtësinë e internetit 4G

Lajmet e fundit>