Biznes

Vodafone sfidon gjigandin Deutsche Telekom me aktivizimin e rrjetit 5G në Gjermani

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Korrik 2019
0
Rrjetet 5G premtojnë internet disa herë më të shpejtë dhe vonesa shumë të ulëta transmetimi krahasuar me shërbimet 4G. Ashtu si operatorët e tjerë, edhe Vodafone do të përdorë teknologjinë e Huawei. Vodafone sfidon gjigandin Deutsche Telekom me aktivizimin e rrjetit 5G në Gjermani

Vodafone aktivizoi ditën e Marte rrjetin 5G dhe filloi ofrimin e shërbimeve 5G në Gjermani duke nisur kështu një betejë të egër me Deutsche Telekom për ofrimin e shërbimit në koston më të ulët dhe në më shumë qytete Gjermane sesa lideri i tregut.

Ky i fundit lançoi rrjetin e tij javën e kaluar dhe është operatori më i madh në vend me 44 milionë abonentë. Vodafone është i treti me 29 milionë abonentë pas O2.

Kompania tashmë ka filluar ofrimin e shërbimeve 5G në shtëpi në Britani dhe në Gjermani antenat 5G u ndezën në 20 qytete Gjermane, një statistikë që Deutsche Telekom ka premtuar ta arrijë vetëm vitin e ardhshëm.

Abonentët e Vodafone do të përfitojnë 5G me plane tarifore që fillojnë nga 15 euro në muaj për vitin e parë. Planet pa limit 5G kushtojnë 80 euro, ende është më pak sesa 85 euro që i shet Deutsche Telekom.

“Ne po demokratizojmë 5G,” tha shefi i Vodafone Gjermani. “Me ne teknologjia 5G nuk është vetëm për ata që janë gati të paguajnë shumë.”

Rrjetet 5G premtojnë internet disa herë më të shpejtë dhe vonesa shumë të ulëta transmetimi krahasuar me shërbimet 4G. Ashtu si operatorët e tjerë, edhe Vodafone do të përdorë teknologjinë e Huawei.

Deri në fund të 2019 Vodafone ka premtuar të mbulojë me rrjet 25 qytete, 25 bashki dhe 10 parqe industriale. Në fund të 2020 kompania ka në objektiv mbulimin e 10 milionë abonentëve me 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Oppo nuk mjaftohet me kornizat minimale të ekranit të telefonit duke i hequr plotësisht

Lajmet e fundit>