Gjigandi i telekomunikacionit Vodafone është gjobitur me 4.6 milion paund nga autoriteti Britanik i komunikimeve elektronike për shkelje të rregullores për mbrojtjen e konsumatorit.
Ky vendim erdhi pas një hetim tjetër ndërmarrë ndaj kompanisë e cila akuzohej për mashtrim të konsumatorëve me parapagesë në planet tarifore top-up. Autoritetet thanë se Vodafone kishte thyer rregulloren duke mos u përgjigjur ankesave të konsumatorëve.
Kompania shprehu “keqardhje të thellë,” për këtë dështim. Gjoba erdhi në fuqi pas dy hetimeve ndaj Vodafone kompani e cila numëron 20 milion konsumatorë në Britani.
Njëri prej hetimeve zbuloi se 10,452 konsumatorë me parapagesë ishin mashtruar kur një procedurë e tarifimit të llogarive të tyre kishte dështuar në përpjekje për të kryer pagesat e kreditit top-up. Konsumatorët e prekur humbën 150,000 paund përgjatë një periudhe prej 17 muajsh tha Ofcom.
“Vodafone ka dështuar në reagimin me shpejtësi për identifikimin dhe adresimin e problemit,” shtoi më tej autoriteti rregullator. (PCWorld Albanian)