Lajmet

Vodafone sjell Android Lollipop 5.0 në telefonët LG G3 në Europë

Publikuar , 16 Dhjetor 2014
0
Vodafone sjell Android Lollipop 5.0 në telefonët LG G3 në Europë

LG-G3-T-Mobile-3-1280x853Ndërkohë që kompania LG filloi të përditësonte modelin e saj G3 me sistemin operativ më të ri Android Lollipop 5.5 përpara disa javësh, ky ndryshim nuk është i disponueshëm në të gjitha tregjet. Por pritjes i erdhi fundi për ata përdorues që disponojnë një numër Vodafone në disa shtete të caktuara të Europës, ekskluzivisht në smartfonët LG G3.

Ky përditësim vjen i koduar si ‘LRX21R’ dhe ‘peshon’ 520MB. Ashtu siç mund të pritej nga Android Lollipop, lista e ndryshimeve është goxha e gjatë duke filluar që nga njoftimet e deri tek konsumimi i baterisë.

Përdoruesit e G3 do të mund të përdorin dhe stilin Material Design i cili duket tepër bukur në këtë smartfon. Klientët e Vodafonë janë të parët që pajisen me Android Lollipop në Mbretërinë e Bashkuar. Android Geeks raportoi se i njëjti përditësim është i disponueshëm dhe për përdoruesit në Rumani. Vodafone ka lajmëruar se shumë shpejt do të jetë i disponueshëm dhe në shtete të tjera. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10 parakalon Windows 7, bëhet sistemi operativ desktop më popullor në botë

Lajmet e fundit>