Lajmet

Vodafone tërheq mbështetjen për kriptomonedhën e Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Janar 2020
0
Por projekti u prit me skepticizëm nga rregullatorët në mbarë botën. Në Tetor ekonomitë më të mëdha në botë paralajmëruar se kriptomonedhat Libra janë rrezik për sistemin financiar global. Vodafone tërheq mbështetjen për kriptomonedhën e Facebook

Vodafone është bërë kompania më e fundit që tërhiqet nga projekti i kriptomonedhës të Facebook, Libra.

Libra Association është përballur me një eksod së fundi përfshirë PayPal dhe Mastercard nën presionin e autoriteteve rregullatore.

Facebook lajmëroi në Qershor të vitit të kaluar se do të lançonte një monedhë dixhitale në bashkëpunim me disa kompani botërore.

Por projekti u prit me skepticizëm nga rregullatorët në mbarë botën. Në Tetor ekonomitë më të mëdha në botë paralajmëruar se kriptomonedhat Libra janë rrezik për sistemin financiar global.

Si rezultat Vodafone vendosi të tërhiqej. Visa dhe eBay janë tërhequr nga ky projekt por kompani si Uber dhe Lyft vazhdojnë ta mbështesin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Unifikohen historitë e Facebook dhe WhatsApp

Lajmet e fundit>