Harduer

Vodafone Albania mbledh celularët e përdorur

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Vodafone Albania mbledh celularët e përdorur

“Vodafone” është i vetmi operator shqiptar në fushën e tele komunikimit që nxit riciklimin e aparateve celularë të përdorur. Fillimisht, skema e riciklimit të celularëve u prezantua në vitin 2006 në dyqanet kryesore të “Vodafone”.

Tashmë, me rreth 100 dyqane në mbarë vendin, kompania synon të japë një kontribut gjithnjë e më të madh në mbledhjen dhe riciklimin e celularëve të përdorur, si dhe në të njëjtën kohë të përcjellë një mesazh publik sensibilizues për nevojën e të qenit aktivë në mbrojtjen e mjedisit.

Sipas “Vodafone”, çdo qytetar është i mirëpritur të vizitojë dyqanet “Vodafone” në të gjithë vendin dhe të dorëzojë për riciklim celularët e përdorur dhe që nuk nevojiten më. Kjo do të parandalonte hedhjen e tyre në pikat tradicionale të grumbullimit të mbeturinave, që nuk ofrojnë mundësinë e veçimit dhe përpunimit të veçantë të baterive dhe pjesëve të tjera të aparateve celularë që janë të dëmshme për mjedisin.

Si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen qytetare për këtë iniciativë sociale, “Vodafone” do të ofrojë dhe dhurata speciale për 200 qytetarët e parë të cilët do të dorëzojnë aparatet e tyre të përdorur. Kështu, një mbushës universal për celularë që furnizohet vetëm me energji diellore do t’i dhurohet çdo qytetari që do të dorëzojë të paktën 3 aparate celularë të përdorur.

Kompania “Vodafone” i fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje të përbashkët për të mbajtur një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.

LEXO EDHE:  Zbulohet telefoni i parë me shinë i Huawei

Lajmet e fundit>