Softuer

Vodafone Albania ofron qasje pa pagesë në Facebook përmes celularit tuaj

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Vodafone Albania ofron qasje pa pagesë në Facebook përmes celularit tuaj

A ju kishte shkuar në mendje se ekziston një mundësi për të pasur qasje në Facebook nga celulari juaj pa asnjë kosto për përdorim interneti? Tashmë një gjë e tillë është e mundur dhe ofrohet ekskluzivisht për të gjithë klientët e Vodafone Albania.

Të gjithë abonentët e Vodafone në Shqipëri kanë mundësinë të përdorin “ Facebook Zero” – një version i thjeshtuar dhe në formatin  “tekst” i Facebook që është shumë i shpejtë dhe për më tepër është pa pagesë.

Thjesht klikoni “0.facebook.com” në shfletuesin e internetit në celularin tuaj dhe ju do të keni akses falas në shërbimet më popullore të Facebook të tilla si rifreskimet e statusit, komentet, mesazhet dhe shumë të tjera.

Përdoruesit kanë edhe mundësinë që vetëm nëpërmjet një klikimi të shikojnë foto apo të aksesojnë lidhje të tjera, por këto shërbime do të tarifohen me çmimet standarde të internetit dhe në çdo rast përdoruesi do të informohet se po kalon në një faqe me pagesë.

Vodafone iu uron një verë të këndshme …plot me Faceebook!

LEXO EDHE:  Dizajni i ri i Instagram shkakton kritika të shumta

Lajmet e fundit>