Vëzhgim

Vodafone Albania ofron thirrje ndërkombëtare me tarifa lokale

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Vodafone Albania ofron thirrje ndërkombëtare me tarifa lokale

Prej 15 korrikut 2010 të gjithë abontët me parapagesë të Vodafone Albania (Vodafone Card dhe Vodafone Club) mund të blejnë paketën prej 25 minutash ndërkombëtare për vetëm 500 lekë (me TVSH) për thirrjet drejt vendeve të rajonit: Kosovë, Mal të zi, Maqedoni, Greqi, Itali, Serbi dhe destinacioneve të tjera më të frekuentuara ndërkombëtare: SHBA, Gjermani dhe Mbretëri e Bashkuar.

Paketa promocionale përmban minuta ndërkombetare të vlefshme për thirrjet drejt të gjithë operatorëve të destinacioneve të përzgjedhura ndërkombëtare.. Paketa me minuta ndërkombetare është e vlefshme për 15 ditë. Koha minimale e tarifuar për çdo telefonatë do të jetë 30 sekonda dhe më tej aplikohet tarifimi për sekondë.

Kjo ofertë mund të aktivizohet duke telefonuar në numrin 131 apo përmes menusë #123# dhe më tej duke ndjekur udhëzimet.  Klientët që aktivizojnë këtë ofertë mund të kontrollojnë gjendjen e minutave të ofertës duke dërguar një mesazh bosh në numrin 131. Për informata të mëtutjeshme vizitoni ueb faqen e Vodafone Albania www.vodafone.al.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>