Prodhuesi i njohur Gjerman i automobilave Volkswagen lajmëroi ditën e sotme se do të përdorë platformën Azure të Microsoft për të ofruar shërbime dixhitale për mbarë flotën e saj të makinave.
Nga 2020-ta më shumë se 5 milion makinave Volkswagen do të komunikojnë së bashku përmes shërbimit cloud të Microsoft dhe Internetit të Gjërave (IoT.)
Si rezultat Volkswagen do të vërë në funksion një zyrë pranë atyre të Microsoft në Uashington për zhvillimet në këtë drejtim.
Vitet e fundit kemi qenë dëshmitar të një morie partneritetesh dhe marrëveshjesh mes kompanive teknologjike dhe prodhuesve të makinave.
Shkak për këtë trend të ri është bërë rritja e nevojës për makina që komunikojnë dhe shkëmbejnë informacion me njëra tjetrën. /PCWorld Albanian