Biznes

Volkswagen do të shesë një model konkurrent të Tesla Model 3 por 12,000 dollarë më lirë

Publikuar , 09 Nëntor 2018
0
Këto modele do të bazohen në platformën MEB (Modular Electric Drive) e cila po shfrytëzohet edhe nga familja I.D. Volkswagen do të shesë një model konkurrent të Tesla Model 3 por 12,000 dollarë më lirë

Prodhuesi i shquar Gjerman i automobilave Volkswagen i cili mashtroi me emetimet e motorëve me naftë, tha se do të nxirrte në shitje një model elektrik 23,000 dollarësh që do të konkurronte me Tesla Model 3 por për 12,000 dollarë më pak.

Tre fabrika të kompanisë do të konvertohen në fabrika të prodhimit të makinave elektrike me një objektiv prej 200,000 modelesh në vit.

Këto modele do të bazohen në platformën MEB (Modular Electric Drive) e cila po shfrytëzohet edhe nga familja I.D.

Me këtë platformë kompania shpreson të shesë 10 milion makina deri në fund të vitit.

Makina e parë I.D. do të dalë në shitje në 2020-ën.

Sipas Reuters, Volkswagen gjithashtu ka bashkëpunuar me një kompani Koreane për prodhimin e baterive, SK Innovation dhe me gjigandin Amerikan Ford.

Pas publikimit të skandalit DieselGate, Volkswagen është vënë nën presion nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane për të kompensuar dëmin e shkaktuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e lidhur me trurin ndihmon njerëzit të rifitojnë aftësitë e humbura

Lajmet e fundit>