Lajmet

Volvo kthen iPad-in tuaj në skaner për veturën e tyre

Publikuar , 15 Gusht 2012
0
Volvo kthen iPad-in tuaj në skaner për veturën e tyre

Volvo ka lëshuar një aplikacion me rreze X në Geneva Auto Show që u mundëson përdoruesve të kthejnë pajisjet e tyre iPhone dhe iPad në skanerë me rreze X.

Përdoruesit mund të ecin pranë një Volvoje dhe të shohin një pamje prej 360 gradësh me rreze X në brendësi të saj, me simbole të inovacionit të parë botëror të brendshëm nga Volvo.

Teknologjia e realitetit të shtuar prapa kësaj furnizon aplikacionin, duke i mundësuar pajisjes që të lexojë shënuesit që vendosen përgjatë automobilit.

Si sukses i madh në Geneva Auto Show, aplikacioni do të përdoret në shfaqjet e tjera për automobilë përgjatë botës, e po ashtu edhe nga tregtarë të Volvos.

Volvo X-Ray ishte krijuar nga një agjensi dixhitale e quajtur La Communidad Miami. Shikoni videon që tregon se si funksionon kjo teknologji inovative. (PC World Albanian)[youtube id=”RQuetsRNYHw”]

LEXO EDHE:  Probleme sigurie me 1.4 miliardë iPhone dhe iPad të prodhuar nga viti 2011

Lajmet e fundit>