Harduer

Vonesat e komponentëve bëjnë që Toshiba të jetë jashtë Windows RT

Publikuar , 18 Gusht 2012
0
Vonesat e komponentëve bëjnë që Toshiba të jetë jashtë Windows RT

Microsoft ka bërë të ditur emrat e partnerëve të tij (OEM) për Windows RT dhe shihet se në listë mungojnë disa emra të mëdhenj.

Ndërkohë që tashmë dimë arsyen e mungesës së HP dhe Acer, mungesa e kompanisë japoneze Toshiba, e cila thuhej se do të ishte pjesë e lançimit të Windows RT, mbetet disi mister.

Në fakt, ishte mister deri në martën në mëngjes, kur kompania bëri të ditur arsyen e vërtetë e mungesës së saj nga lista e partnerëve OEM të Windows RT.

Me sa duket, për momentin kompania japoneze ka vendosur të qëndrojë larg nga grindjet me Windows RT, për shkak të vonesave të komponentëve.

“Toshiba ka vendosur të mos përfshihet në modelet e Windows RT për shkak të vonesave të komponentëve që do ta bënin të pamundur lançimin në kohë,” – deklaroi kompania të martën. “Për momentin, Toshiba do të fokusohet në sjelljen në treg të produkteve Windows 8. Ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë mundësitë e produkteve të Windows RT në të ardhmen ndërkohë që monitorojmë cilësitë e tregut.”

Ashtu si Toshiba, aktualisht edhe HP nuk ka plane për një produkt Windows RT, megjithatë, “vendimi më i fundit për të punuar me një x86 u influencua nga kërkesat e klientëve tanë”.

Së fundmi është Acer i cili, edhe pse nuk e ka problem krijimin e një tableti Windows RT, ka deklaruar se nuk planifikon të hyjë në treg këtë vit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  2.6 miliardë njerëz përdorin aplikacionet e Facebook

Lajmet e fundit>