Lajmet

VPN falas dhe pa limit sjell shfletuesi Opera në Android

Publikuar , 08 Shkurt 2019
0
Duke aktivizuar VPN trafiku i përdoruesit nuk grumbullohet nga Opera duke e bërë për uebsajtet të vështirë të gjejnë vendndodhjen e përdoruesit. VPN falas dhe pa limit sjell shfletuesi Opera në Android

Opera u bë shfletuesi i parë që përmbante një shërbim VPN dhe tashmë do ta sjellë shërbimin edhe në platformat mobile.

Kompania njoftoi ditën e sotme se aplikacioni Android do të ofrojë shërbim VPN falas. Funksioni ka qenë në fazë beta dhe gradualisht do të lançohet për të gjithë.

VPN është falas dhe pa limit. Mund të aktivizohet për vendndodhje si Amerikë ,Evropë dhe Azi.

Duke aktivizuar VPN trafiku i përdoruesit nuk grumbullohet nga Opera duke e bërë për uebsajtet të vështirë të gjejnë vendndodhjen e përdoruesit.

VPN mund të aktivizohet vetëm për tabet private dhe nuk funksionon me motorët e kërkimit. Opera më përpara ofroi një aplikacion VPN falas në Android dhe iOS por që u mbyll pak muaj më vonë.

Strategjia e re është implementimi i VPN direkt në shfletues, në ekosistemin e Opera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Opera lançoi shfletuesin Touch për iPhone

Tags >

Opera
Lajmet e fundit>