Lajmet

Vrimë privatësie në Hotmail

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
Vrimë privatësie në Hotmail

Kompania ka konfirmuar këtë ndodhi në një deklaratë, por ka dështuar të ofrojë informacione të mëtutjeshme rreth numrit të njerëzve të prekur, apo nëse është keqpërdorur ndonjë informatë personale.

“Microsoft është duke hulumtuar raportet rreth një numri të limituar të instancave në të cilat konsumatorët e Windows Live mund të kenë pasur qasje në llogaritë e konsumatorëve tjerë të këtij shërbimi, në momentin kur ata kanë dashur t’i qasen llogarisë së tyre përmes një ueb shfletuesi mobil” thuhet në deklaratën e Microsoft.

“Microsoft merr me seriozitet privatësinë e konsumatorëve dhe menjëherë pas raporteve të para, ne kemi filluar investigimet.  Ne do të ndërmarrim veprimin e duhur në momentin që kemi përfunduar investigimet”.

Deklarata e Microsoft është paraqitur pasi që më herët gjatë kësaj jave ka pasur telashe me Windows Live ID, për të cilën gjë u fajësua një dështim i një serveri. Por ende është e paqartë nëse këto dy incidente janë të ndërlidhura mes vete.

LEXO EDHE:  Ora e cila i kushtoi miliona dollarë shpikësit të saj u shit në ankand

Lajmet e fundit>