Harduer

Wall Street Journal: iPad mini i ri do të ketë Retina Display

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
Wall Street Journal: iPad mini i ri do të ketë Retina Display

Kur u lançua për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, iPad mini nuk renditej ndër tabletët e preferuar të Apple për shkak të mungesës së ekranit me Retina.

Konsumatorët po kërkojnë gjithmonë e më tepër ekrane sa më të mprehtë, specifikime sa më të mira dhe çmim sa më të ulët. Megjithatë, që në atë kohë u krijua përshtypja se Apple do ta shtonte shumë shpejt këtë karakteristikë për të rritur interesin e konsumatorëve.

Prodhuesit aziatikë po përgatiten për prodhimin masiv të versionit të radhës të iPad mini-t, i cili pritet të dalë në treg gjatë tremujorit të fundit të këtij viti. Ky raportim vjen nga burimet e Wall Street Journal. Ata u shprehën se madhësia e ekranit do të jetë po aq sa ajo e iPad mini-t aktual, pra 7.9-inç.

“Ekrani me retina është diçka pozitive për iPad mini-n e ri, por nuk është një ndër faktorët që bën diferencën mes tabletëve. Për të qenë para konkurrentëve, Apple duhet të përmirësojë softuerin dhe ekosistemin,” u shpreh Diana Wu, analiste në Capital Securities në Taipei.

Ndërkohë, Apple ka filluar të bëjë edhe disa ndryshime mbi zinxhirin e furnizimit. Për iPad mini-n e ri, prodhuesve të pjesëve u është thënë se Apple planifikon të përdorë ekrane nga Samsung Electronics si dhe nga Sharp dhe LG Display.

Kjo tregon se Apple vazhdon të mbështetet tek Samsung-u, rivali i tij më i madh, për disa komponentë kyç. iPad mini aktual ka ekran nga LG Display and AU Optronics. (PCWorld Albanian)

Ipad Mini RD

LEXO EDHE:  Kjo statistikë e thjeshtë tregon pse njerëzit preferojnë një iPhone përpara çdo telefoni tjetër