Biznes

Walmart ul çmimin e iPhone 6 dhe 6 Plus me 50 $

Publikuar , 14 Dhjetor 2014
0
Walmart ul çmimin e iPhone 6 dhe 6 Plus me 50 $

iphone-6-and-6-plusNëqoftëse doni të blini një iPhone 6 apo iPhone 6 Plus duhet të konsideroni ta merrni një të tillë në Walmart. Sipas Bloomberg, Walmart aktualisht është duke e shitur një iPhone 6 Plus 16GB për 229 $ dhe iPhone 6 129 $.

Çmimet përkatëse pak kohë më parë ishin respektivisht 279 $ dhe 179 $. Pra shohim që çmimet kanë pësuar një ulje me 50 $. Duhet të theksojmë se këto oferta janë të disponueshme vetëm në dyqanet fizike të Walmart dhe jo në faqen zyrtare të kompanisë. Walmart deklaroi se aplikoi këtë ulje për shkak të herës së fundit që regjistrohet data 12/13/14.

Gjithashtu dhe çmimet e iPhone 6 versioni 64 GB u ulën me 50 $. Kjo ofertë do të zgjasë deri në shkurt të vitit 2015. Çmimi i një iPhone është më i ulët në Walmart se sa në dyqanet e Apple. Pavarësisht çmimeve, linja e re e iPhone- ve shiti 10 milion njësi vetëm në 3 ditët e para të hedhjes në treg. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  A është iPhone 11 Pro Max telefoni më i rëndë prodhuar ndonjëherë?

Lajmet e fundit>