Analiza

Warner Bros do të ofrojë filma përmes Facebook

Publikuar , 08 Mars 2011
0
Warner Bros do të ofrojë filma përmes Facebook

Konsumatorët do të mund të paguajnë filmat përmes Facebook Credits, një valutë virtuale që deri më tani është përdorur nga përdoruesit kryesisht për lojërat sociale në kuadër të faqes, ndërsa vet Warner Bros ka bërë të ditur se shërbimi do të ofrohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas do të ketë edhe përfshirje globale.

Transmetimi i filmave të metrazhit të plotë nga Hollywood në Facebook, do të krijojë një rol të ri për më shumë se 500 milion anëtarët e saj, të cilët janë shndërruar si udhëheqëse të shumë përmbajtjeve online, përkatësisht në nivel të shkëmbimit të fotografive, videove dhe përmbajtjeve tjera nga miqtë.

Në një letër dërguar investitorëve gjatë të martës, analistja nga Goldamn Sachs, Ingrid Chung tha se Facebook përfaqëson një kërcënim afatgjatë online ndaj shërbimeve online si Netflix, që është paraqitur si befasi për investitorët e Wall Street. “Mençuria e miqve mund të jetë një shtytës edhe më i madh i një niveli të ri të shikimit të filmave duke vënë në qendër të vëmendjes përzgjedhjen e masës” shkroi Chung.

Analisti nga Lazard Capital Markets, Barton Crockett tha në një letër tjetër dërguar investitorëve se shërbimet për shikim me pagesë (pay-per-view) nuk janë paraqitur aq të popullarizuara sa shërbimet me bazë në abonim për shikim të filmave, dhe ai ka vënë në pah se oferta e Warner Bros është thjeshtë një paralajmërim i “mundshëm” i asaj që Facebook të mund të paraqes një shërbim për abonime.

Filmi i parë që do të paraqitet nga faqja e Warner Bros Entertainment në Facebook do të jetë “The Dark Knight”, ndërsa tituj tjerë pritet të paraqiten gjatë muajve në vazhdim. Ata do të kushtojnë rreth 30 kredite të Facebook, apo rreth 3 dollarë për 48 orë.

LEXO EDHE:  Shqipëria mes Kenias dhe Laosit për shpejtësinë e internetit fiks

Një burim i afërt me projektin Warner-Facebook ka thënë për Reuters se kjo nuk ka të bëjë me një partneritet, por më shumë një aplikacion për Facebook i dizajnuar nga Warner në vete, që shfrytëzon sistemin e pagesave të faqes dhe standardet e teknologjisë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>