Lajmet

Weather HD edhe për Android

Publikuar , 27 Gusht 2012
0
Weather HD edhe për Android

Weather HD, një ndër aplikacionet më popullore për parashikimin e motit në platformën iOS, tashmë është në dispozicion edhe për pajisjet Android.

Ky aplikacion ofron temperaturën aktuale të motit, shpejtësinë e erës, përqindjen e lagështisë dhe parashikimin shtatë ditor më ndërrimin në sfond të fotografive të animuara për secilën ditë.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë aplikacion është ndërfaqja e rregulluar dhe e thjeshtë.

Weather HD momentalisht nuk sjell asnjë widget, që për përdoruesit e Android është praktikisht e paimagjinueshme, por besojmë se ekipi që e zhvillon këtë aplikacion do t’i përshtatet në tërësi shumë shpejt kësaj platforme.

Përdoruesit po ashtu mund të zgjedhin parametra shtesë nëse shkojnë tek ‘Settings’ duke përfshirë: Precipitation, Heat Index, Pressure, Dew Point, Wind Cill dhe Visibility. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Cloudflare lançon një shërbim VPN falas në Android

Lajmet e fundit>