Vëzhgim

WebOS, tani open-source

Publikuar , 09 Dhjetor 2011
0
WebOS, tani open-source

Kjo lëvizje mund të jetë një nga lëvizjet më të shtrenjta, duke dhënë kështu diçka falas.

Pajisjet mobilerike kurrë nuk morën shumë konsumatorë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin tërhequr nga iPhone dhe iPad dhe smartphone-ët që përdorin sistemin operaetiv Android. Zhvilluesit gjithashtu nuk ishin të interesuar aplikacione për një audiencë aq të vogël.

HP shpreson që duke e ofruar sistemin e vet komunitetit, do të zhvillohen më shumë aplikacione.

E ardhmja e softuerit ka qenë e paqartë që nga muajit gusht, kur HP tha që do të ndalonte biznesin e vet për prodhim të kompjuterëve dhe smartphone-ëve – si pjesë e lajmërimit nga CEO i atëhershëm, Leo Apotheker, i cili gjithashtu tha që HP ishte duke shikuar për mundësinë e shitjes së biznesit për PC.

Në shtator, Apotheker ishte pushuar dhe zëvendësuar nga themeluesi i eBay, CEO Meg Whitman. Whitman në fund të muajit tetor tha që HP nuk do të shiste biznesin e vet për kompjuterë personalë, por tha që e ardhmja e webOS ishte ende e paqartë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>