Biznes

Websense shqyrton shitjen

Publikuar , 21 Mars 2011
0
Websense shqyrton shitjen

Websense është kompani që pajis hosterët e ndryshëm me sigurimin e shërbimeve prej filtrimit të përmbajtjeve e deri tek sigurimi i të dhënave. Sipas WSJ, shitja e saj mund të arrij deri në 1 miliardë dollarë.

Sidoqoftë burimet e WSJ, thonë që kompania mund të mos shitet nëse vjen një ofertë që nuk përmbush kërkesat e tyre. Kjo nuk është hera e parë që Websense shqyrton shitjen, pasi vitin e kaluar, në gusht, CEO i Websense pati deklaruar që kompania ishte e gatshme të pranonte oferta. Kjo erdhi pasi atë kohë, me 19 gusht, Intel bleu kompaninë McAfee për 7.68 miliardë dollarë. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Deklarimet online, doganat kujtojnë bizneset për dokumentet për kontroll fizik

Lajmet e fundit>