Lajmet

WeChat bëhet aplikacioni i radhës që kopjon historitë e Snapchat

Dec 24 2018
0 Shpërndarje
Përgjatë viteve WeChat ka shkuar përtej të qënurit një aplikacion komunikimi. WeChat bëhet aplikacioni i radhës që kopjon historitë e Snapchat

WeChat, gjigandi Kinez i aplikacionit të komunikimit me mbi 1 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën, u bë shërbimi i radhës që kopjon historitë e Snapchat.

Lançimi i historive është pjesë e ridizajnimit më të rëndësishëm të aplikacionit që nga 2014-ta.

Ndryshimet rrënjësore vinë në një kohë kur Tencent po përballet me konkurrencën e aplikacionet si TikTok apo Jinri Toutiao.

Përgjatë viteve WeChat ka shkuar përtej të qenurit një aplikacion komunikimi.

Është shndërruar në një platformë me mese 1 milion aplikacione brenda WeChat të cilët kryejnë detyra pa qenë nevoja të largoheni nga aplikacioni kryesor.

Përdoruesit mund të publikojnë video deri në 15 sekonda të cilat fshihen pas 24 orësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Snapchat premton ndryshime pas ankesave të përdoruesve për dizajnin e ri

Lajmet e fundit>