Lajmet

WeChat censuron kombinimet me fjalën “virus”

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2020
0
Ishte vetëm 20 Janar kur presidenti Kinez Xi Jinping publikisht adresoi virusin duke thënë se ishte nën kontroll. Sot afro 92,000 janë infektuar. WeChat censuron kombinimet me fjalën “virus”

Aplikacioni më popullor Kinez i komunikimit ka censuruar fjalë kyçe rreth koronavirusit që prej datës 1 Janar zbuloi një raport.

Kompania Kanadeze Citizen Lab gjeti se WeChat kishte bllokuar kombinime fjalës virus dhe kritikat ndaj presidentit Xi Jinping.

Raporti gjithashtu gjeti se WeChat, në pronësi të Tencent, ka bllokuar më shumë fjalë kyçe ndërsa numri i të infektuarve rritej.

Kina prej vitesh censuron atë çfarë njerëzit lexojnë dhe thonë online. Por ky raport tregon se censurimi i kësaj ngjarjeje ka filluar përpara shpërthimit të epidemisë.

Më 31 Dhjetor Kina paralajmëroi Organizatën Botërore të Shëndetësisë rreth një shpërthimi epidemie koronvirusi në qytetin e Vuhan.

Ishte vetëm 20 Janar kur presidenti Kinez Xi Jinping publikisht adresoi virusin duke thënë se ishte nën kontroll. Sot afro 92,000 janë infektuar.

Plot 45 fjalë kyçe rreth virusit janë vendosur në listën e zezë më 31 Dhjetor. Sakaq deri më 31 Janar ky numër ka shkuar në 132 dhe 15 Shkurt në 384. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të hapni një biznes online përmes e-Albania

Tags >

WeChat