Lajmet

Wellness+ do të revolucionarizojë mënyrën sesi palestrat funksionojnë në Shqipëri dhe Rajon

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2020
Një platformë online e cila vë në funksion një ekosistem të tërë mjetesh të krijuar posaçërisht për menaxhimin e bizneseve të fitnesit, Wellness+ ju vjen në ndihmë këtyre bizneseve që të përmirësojnë mënyrën sesi punojnë me operojnë duke ulur kostot dhe rritur cilësinë e shërbimit që përfitojnë klientët e tyre. Wellness+ do të revolucionarizojë mënyrën sesi palestrat funksionojnë në Shqipëri dhe Rajon

Me synimin për të revolucionarizuar mënyrën sesi palestrat në Shqipëri por edhe rajon funksionojnë, 4 vite më parë zhvilluesi i softuerit dhe inxhinieri i mekatronikës Redjan Ymeraj themeloi Wellness+.

Një platformë online e cila vë në funksion një ekosistem të tërë mjetesh të krijuar posaçërisht për menaxhimin e bizneseve të fitnesit, Wellness+ ju vjen në ndihmë këtyre bizneseve që të përmirësojnë mënyrën sesi punojnë dhe operojnë duke ulur kostot dhe rritur cilësinë e shërbimit që përfitojnë klientët e tyre.

Duke qenë një përdorues i vazhdueshëm i palestrave kisha kuptuar se ato kishin të gjitha një model të njëjtë funksionimi ku pjesa më e madhe e proceseve realizoheshin manualisht dhe diferencat nga një palestër tek tjera thuajse nuk ekzistonin përveç kostos së shërbimit,” tha themeluesi Redjan Ymeraj për PCWorld.al.

Shërbimi i disponueshëm përmes uebsajtit https://weplus.al/ dhe aplikacioneve Android dhe iOS në dyqanet Google Play dhe App Store, bizneset mund të kontrollojnë abonimet, të planifikojnë klasat e stërvitjes, të gjenerojnë raporte të detajuara financiare, dieta ushqimore, programe stërvitore dhe mund të përdoret edhe nga klientët.

E kuptova se ekziston një mundësi e mirë për të krijuar një produkt që do të zgjidhte këto probleme dhe në të njëjtën kohë të ishte fitimprurës,” tha Redjani.

Ai beson se Wellness+ do të ndryshojë plotësisht mënyrën sesi palestrat funksionojnë. “Shumë shpejtë do të bëhemi pjesë e atyre bizneseve Shqiptare që operojnë në vend dhe rajon dhe të kontribuojmë për ta bërë më të lehtë rrugëtimin e sipërmarrësve që do të vijnë.”

Aplikacioni mobil ofrohet për administratorët, instruktorët dhe klientët e palestrave. Administratorët mund të regjistrojnë klientët e tyre nga telefoni, të shikojnë sa klientë janë palestër në kohë reale, të shikojnë shitjet dhe abonimet si dhe të ndërtojnë programe javore për secilin klient.

LEXO EDHE:  Edicioni i Veriut i UPSHIFT, grupe të rinjsh ndërtojnë të ardhmen e komuniteteve ku jetojnë

Instruktorët përmes aplikacionit asistojnë klientët, përcaktojnë dieta ushqimore si dhe gjurmojnë ecurinë e stërvitjes. Me aplikacionin Wellness+ klientët mund të shikojnë historikun e abonimeve, të ruajnë historikun e peshës trupore, të njoftohen për përfundimin e abonimit, të aksesojnë programe stërvitore dhe dieta ushqimore.

Wellness+ është një prej 12 startupeve të përzgjedhur nga akseleratori i parë në Shqipëri Uplift Albania. Programi i akselerimit nis zyrtarisht me datën 5 Tetor ku çdo javë startupet do të ndjekin workshope të tematikave të ndryshme duke u njohur me principet themelore dhe praktikat më të mira që rrisin shanset e tyre të suksesit jo vetëm në Uplift Albania por edhe në botën e biznesit e startupeve në Shqipëri dhe më gjerë.

Të qenurit pjesë e Uplift Albania është një mbështetje e madhe për progresin e Wellness+. Gjatë mentorimit kemi evidentuar mangësi dhe gabime të bëra si në konceptimin e strategjive të marketingut, shitjes por edhe produktit në terësi.”

Redjani tha se iniciativa të tilla të ndihmojnë të identifikosh aspekte të cilat kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e biznesit. Star Gym, një prej palestrave që përdor zgjidhjet e kompanisë së fundi ka filluar të ofrojë trajnime online profesionale për klientët përmes shërbimeve të Wellness+ nga komoditeti i shtëpisë së tyre në formën e kurseve me video online.