Lajmet

Western Balkans Investment Readiness hap aplikimet për startupet e Ballkanit Perëndimor në kërkim investimit

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Dhjetor 2021
Aplikimet në program janë të hapura dhe mbeten të tilla deri në 27 Dhjetor 2021. Ju mund të dërgoni aplikimin duke klikuar në këtë lidhje. Western Balkans Investment Readiness hap aplikimet për startupet e Ballkanit Perëndimor në kërkim investimit

Aplikimet në Western Balkans Invesment Readiness janë hapur. Ky program do të ndihmojë startupet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë financime në mënyrë që të zhvillojnë më tej biznesin e tyre.

Qëllimi i Balkans Invesment Readiness Program është të rrisë mundësinë e investimit tek startupet pjesëmarrëse, të ndihmojë startupet lokale të përgatiten për procesin e investimit dhe të prezantojë këto startupe tek investitorë rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Programi është dizajnuar si një përzierje e metodologjive të ndryshme mësimore: akademi mësimore peer-to-peer, mentorim, masterclasses, dhe punë praktike. Është krijuar posaçërisht për të pajisur startupet me njohuritë e nevojshme, aftësitë dhe dokumentacionin për të negociuar raundin e radhës së investimit.

Cila është kurrikula e programit?

Programi do të ndahen në disa faza kritike. Secila prej fazave do të jetë me eliminim por do të sjellë vlerë për çdo startup të përfshirë.

Fazat e programit janë:

  • 8-27 Dhjetor 2021 – Periudha e aplikimeve
  • 15 Janar 2022 – Përzgjedhja e 50 kandidatëve të programit
  • 20-21 Janar 2022 – Bootkamp me 50 startupet e përzgjedhura
  • 9 Shkurt 2022 – Përzgjedhja e 20 statupeve do të vazhdojnë programin
  • 17-Shkurt – 7 Prill 2022 – Gjashtë javë mentorim investimi dhe masterclasses
  • 29-30 Prill 2022 – Takim live me investitorët

Të gjithë ekspertët dhe mentorët që do të punojnë me startupet gjatë programt kanë një eksperiencë të gjerë dhe aftësi të larta. Bootkampi Readiness do të organizohet nga efino, një kompani me eksperiencë të gjerë në ofrimin e përmbajtjeve të tilla.

Pjesa e dytë e programit do të jetë e përqendruar në aspektet më specifike të startupeve dhe zhvillimit të tyre. Secila masterclass-ë i përket një teme të caktuar si:

  • Aksesi në financim nga Maria Carolina Romero, themeluese e Efino dhe Investitor Serial Engjëll
  • Pronësi intelektuale për startupet teknologjike nga Yehuda Binder, jurist patentash në SHBA me mbi 100 patenta të regjistruara në emrin e tij
  • Strategji e hyrjes në treg nga Mario Steinbuch, themelues i 36 Chambers Venture
  • Prezantimi Perfekt nga Peter Bruner, sipërmarrës serial dhe një prej trajnerëve më të mirë në Evropë të prezantimeve
  • Përcaktimi i vlerës dhe listës së investitorëve nga Marco Stutz, drejtor investimi në Redstone VC në Berlin.
LEXO EDHE:  Workshopet e para të Uplift Western Balkans sjellin mentorë nga Evropa dhe Izraeli

Kush mund të aplikojë?

Startupet me ambicie për tu rritur janë kandidatët më të mirë për programin. Startupet duhet të përmbushin këto kritere:

  • Të jenë nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia
  • Të kenë zhvilluar një produkt teknologjik
  • Produkti të jetë i lançuar në treg dhe testuar me klientë
  • Startupet që po kërkojnë investime mes 100,000 deri në 1 milionë euro
  • Një person i startupit të jetë i përkushtuar 8 orë në javë përgjatë 6 javëve

Kur dhe ku mund të aplikoni?

Aplikimet në program janë të hapura dhe mbeten të tilla deri në 27 Dhjetor 2021. Ju mund të dërgoni aplikimin duke klikuar në këtë lidhje.

/PCWorld Albanian