Harduer

Western Digital debuton me harddiskun e parë 2TB

Publikuar , 22 Korrik 2009
0
Western Digital debuton me harddiskun e parë 2TB

Para këtij, Barracuda 7200.11 me 1.5 TB nga Seagate printe në botë, sa i përket kapacitetit.

Kjo njësi e brendëshme ofron densitet prej 400 gigabit për inç katror në katër pllaka nga 500GB. WD i ka kushtuar rëndësi edhe aspektit ekologjik, duke reduktuar shpenzimin e energjisë. Në testet tona në Qendrën Testuese të PC World, është radhitur i pesti në mesin e gjithë harddisqeve të testuar, një vend më lart se modeli me 1.5 GB nga Seagate. Ky la mbrapa liderët e tabelës, për nga performanca (WD RE3 Enterprise 500GB dhe WD VelociRaptor) në disa rezultate, veçanërisht në intensitetin e shkrimit të të dhënave, sipas testit WorldBench 6. Edhe në matjet e tjera, disku 2TB ishte konkurrent i denjë. Ka përfunduar testin tonë të shkrimit të skedarëve dhe dosjeve brenda 112 sekondave dhe shkrimin e skedarëve të mëdhenj për 92 sekonda, duke rezultuar 12 sekonda më i ngadalshëm se liderët e tabelës.

Disku ka disa teknologji të WD, të integruara, për të cilat nga kompania thonë se e lejojnë këtë model të arrijnë një balancim mes çmimit dhe performancës, duke optimizuar punën brenda kasës. Për shembull, teknologjia StableTrac redukton vibrimet duke siguruar rrotullimin e disqeve në gjitha këndet, duke mundësuar lëvizjen e kokës së lexuesit në vende të sakta gjatë veprimeve të shkrimit dhe leximit.

Çmimi prej 299$ mund të duket i shtrenjtë, por me 15 cent për gigabyte, ky model është mjaft garues me disqet e tjera. Por kostoja e riparimit të një disku 2TB të dëmtuar apo shkatërruar mund të jetë enorme.

Edhe pse ky disk nuk është në krye të top-listave nuk duhet të dekurajojë njerëzit me librari të mëdha të dhënash, gjithashtu nuk duhet të largojë entuziastët e materialeve multimediale. Këta përdorues do ta dashurojnë këtë disk.

LEXO EDHE:  NVIDIA prezantoi zyrtarisht kartën e saj grafike më të fuqishme, Titan RTX

Lajmet e fundit>