Lajmet

WhatsApp adreson një problem sigurie gjatë video thirrjeve

Oct 10 2018
0 Shpërndarje
WhatsApp përdoret nga mëse 1.2 miliard njerëz në mbarë botën dhe është mjeti kryesor i komunikimit për shumë biznese. WhatsApp adreson një problem sigurie gjatë video thirrjeve

WhatsApp tha ditën e Mërkure se ka adresuar një problem sigurie në platformë i cili mund të përdorej nga hakerat për të marrë nën kontroll aplikacionin gjatë një video thirrjeje.

Lajmi vjen një javë pasi ZDnet dhe The Register raportuan ekzistencën e tij. Dy publikimet thanë se problemi u gjet në Gusht dhe ishte prezent tek telefonët Android dhe iPhone por adresimi i tij u bë vetëm në Tetor.

Problemi i sigurisë shfaqej kur një përdorues merrte një paketë të korruptuar RTP gjatë kërkesës për një video thirrje.

Duke qenë se problemi prekte RTP (Real-time Transport Protocol) ai ishte prezent në Android dhe iOS por jo në WhatsApp Web ndërsa ky i fundit mbështetet në WebRTC për video thirrjet.

Me fjalë të tjera hakerët kishin nevojë vetëm për numrin e telefonit tuaj për tju hakuar WhatsApp. Problemi u adresuar më 28 Shtator në Android dhe 3 Tetor në iPhone.

WhatsApp përdoret nga mese 1.2 miliard njerëz në mbarë botën dhe është mjeti kryesor i komunikimit për shumë biznese.

Shërbimi u ble nga Facebook në 2014-ën për 19 miliardë dollarë.

Problemi u zbulua nga Projekti Zero i Google.

Megjithatë ky nuk është skandali i parë i sigurisë që Facebook përballet. Pak ditë më parë u zbulua një hakim i 50 milion llogarive. /Pcworld Albanin

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>