Lajmet

WhatsApp aplikon kufizime në ridërgimin e mesazheve

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Prill 2020
0
Aplikacioni shumë popullor i komunikimit në pronësi të Facebook tha se mesazhet të cilat janë ridërguar 5 herë njëherazi WhatsApp aplikon kufizime në ridërgimin e mesazheve

Whatsapp ka vendosur të imponoj masa shtesë për të kufizuar shpërndarjen e postimeve në platformë në përpjekje për të parandaluar keqinformimin.

Aplikacioni shumë popullor i komunikimit në pronësi të Facebook tha se mesazhet të cilat janë ridërguar 5 herë njëherazi, tashmë do të kenë një limit të ri.

Kompania tha se përdoruesit mund ta ridërgojnë një mesazh vetëm me një person njëherazi. Vitin e kaluar WhatsApp vendosi limitin e ridërgimit të mesazheve në vetëm 5 persona njëherazi.

Shërbimi i përdorur nga mëse 2 miliardë përdorues reduktoi volumin e mesazheve të ridërguar me 25% në mbarë botën. Duke qenë se enkriptimi fundor në WhatsApp parandalon kompaninë të lexojë mesazhe, për të aplikuar masat e reja përdor të dhëna “meta.”

Rrjeti social Facebook ka ndërmarrë masa të shumta ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 duke lançuar një qendër informacioni apo ofruar mjete për zhvilluesit e Messenger. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të lini një vlerësim për një biznes në Facebook