Analiza

WhatsApp arrin rekordin e 64 miliard mesazheve të dërguara në një ditë

Publikuar , 02 Prill 2014
0
WhatsApp arrin rekordin e 64 miliard mesazheve të dërguara në një ditë

whatsapp_android_2-786x305Një provë tjetër që tregon se WhatsApp mbetet aplikacioni i shkëmbimit të mesazheve më popullor në botë, është se ka arritur një rekord të ri, pasi janë dërguar 64 miliard mesazhe nga përdoruesit brenda 24 orëve. E thënë ndryshe, janë dërguar 20 miliard mesazhe dhe janë marrë 44 miliard të tjera. Këto statistika nuk përputhen, pasi në këtë hulumtim janë përfshirë edhe mesazhet e grupeve, që do të thotë, për shembull nëse dikush dërgon një mesazh në një grup prej 10 njerëzisht raporti i mesazheve është 1/10, pra 10 individë me doemos do të dërgojnë mesazhe për të kthyer përgjigje.

Facebook-u njoftoi në muajin shkurt se do të blinte WhatsApp në një marrëveshje të bujshme prej 19 miliard dollarë. Më pas, aplikacioni kaloi përmes një seri rregullimesh. U vu në shqyrtim për probleme të sigurisë dhe vuajti edhe një ndërprerje të shërbimit, nga kjo e cila përfituan aplikacionet dhe shërbime të tjera të ngjashme si Telegram dhe Line. CEO-s së WhatsApp Jan Koum iu desh të theksonte në një intervistë se blerja nga Facebook e këtij shërbimi nuk do të cënonte privatësinë e përdoruesve.

Mesa duket WhatsApp po përpiqet që ti largojë këto shqetësime të përdoruesve duke dhënë të tilla shifra dhe rekorde. Më pak se një vit më parë, në shërbimin që ofronte WhatsApp procedoheshin 27 miliard mesazhe në ditë. Duke pasur parasysh statistikën e re prej 64 miliard që përbën dyfishin e një viti më parë, është një provë mëse e qartë e vazhdueshmërisë së rritjes së WhatsApp. WhatsApp gjithashtu njoftoi herët këtë vit se kishte kaluar 465 milion përdorues aktivë në muaj, dhe se do të shtonte veçorinë e thirrjeve më zë, për të kontribuar edhe më shumë në rritjen e përdorimit të këtij shërbimi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjuha e urrejtjes në media sociale, nxitëse e dhunës

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>