Harduer

WhatsApp bie pre e një sulmi kibernetik që nuk shmanget dot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Maj 2019
0
Kodi i softuerit është zhvilluar nga kompania Izraelite NSO Group dhe mund të transferohet edhe tek përdoruesit të cilët nuk u përgjigjen telefonatave. Në shumë raste thirrje madje zhdukeshin nga regjistri i telefonave. WhatsApp bie pre e një sulmi kibernetik që nuk shmanget dot

Një problem sigurie në aplikacionin e komunikimit WhatsApp ka lejuar hakerët të injektojnë një program përgjimi Izraelit në telefonë bëri të ditur kompania.

WhatsApp, aplikacion i cili përdoret nga 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën, zbuloi në Maj se sulmuesit ishin të aftë të instalonin softuerë përgjimi në iPhone de Android.

Kodi i softuerit është zhvilluar nga kompania Izraelite NSO Group dhe mund të transferohet edhe tek përdoruesit të cilët nuk u përgjigjen telefonatave. Në shumë raste thirrje madje zhdukeshin nga regjistri i telefonave.

Të Dielën inxhinierët e WhatsApp garuan për të mbyllur problemin e sigurisë pasi duke përdorur këtë metodë ishte shënjestruar një avokat i të drejtave të njeriut në Britani.

Hulumtuesit në Universitetin e Torontos besojnë se sulmi me “spyware” ishte i lidhur me të njëjtin problem që WhatsApp po përpiqej të adresonte.

Produkti flagship i NSO është Pegasus, një program i cili mund të aktivizojë mikrofonin de kamerën e telefonit, të gërmojë brenda e-mail-eve dhe mesazheve dhe të grumbullojë të dhëna mbi vendndodhjen.

NSO reklamon produktet e saj tek Agjencitë Perëndimore të inteligjencës dhe atyre Lindjes së Mesme të cilat duan të luftojnë terrorizmin. Së fundi kompania u vlerësua me 1 miliardë dollarë.

Ditën e Hënë Facebook lëshoi një deklaratë duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të cilët duhet të përditësojnë aplikacionet. Problemi i sigurisë është ekzistent në këto versione:

  • WhatsApp for Android para v2.19.134
  • WhatsApp Business for Android para v2.19.44
  • WhatsApp for iOS para v2.19.51
  • WhatsApp Business for iOS para v2.19.51
  • WhatsApp for Windows Phone para v2.18.348
  • WhatsApp for Tizen para v2.18.15

WhatsApp është duke hetuar ngjarjen por nuk ka informacion sesa përdorues janë prekur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7

Lajmet e fundit>