Lajmet

WhatsApp do ti dorëzojë informacionet tuaja Facebookut

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Janar 2021
Ndryshimet e reja kompania i paralajmëroi jo vetëm përmes një njoftimi, por edhe në uebsajtin Privacy Policy. WhatsApp do ti dorëzojë informacionet tuaja Facebookut

WhatsApp ditën e sotme lançoi një politikë të re përdorimi, ajo që shihni me të hapur aplikacionin për herë të parë. Nëse i pranoni kushtet e përdorimit pa i lexuar fare, kësaj herë nuk duhet të veproni kaq verbërisht.

Politika e re e përdorimit të WhatsApp detyron përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre me Facebook. Po nëse nuk jeni dakord? Atëherë WhatsApp mund të fshijë llogarinë tuaj.

Ndryshimet e reja kompania i paralajmëroi jo vetëm përmes një njoftimi, por edhe në uebsajtin Privacy Policy. Thellë në tekstin e këtij uebsajti thuhet se Facebook mund të shtënë duart në informacionet tuaja.

Si pjesë e politikës së re WhatsApp do të ndajë informacionin tuaj me Facebook dhe anasjelltas. Qëllimi i shkëmbimit të informacioneve sipas Facebook është pjesë e planit për të shkrirë platformat e komunikimit të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Kështu do të keni një eksperiencë më të personalizuar por do ju kushtojë privatësinë tuaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp së shpejti do të ketë një opsion të shumëkërkuar