Lajmet

WhatsApp eksperimenton me mesazhet që vetëshkatërrohen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Tetor 2019
0
Ky funksion përdoret në aplikacionin Telegram përmes funksionit Secret Chats. Gmail shtoi një funksion të ngjashëm me ridizajnimin vitin e kaluar. WhatsApp eksperimenton me mesazhet që vetëshkatërrohen

WhatsApp është duke zhvilluar një funksion të ri e të cilin mund të dërgoni mesazhe që vetëshkatërrohen pas një periudhe kohore.

Mesazhet e reja filluan të shfaqen në versionin 2.19.2 të aplikacionit Android dhe ende nuk janë të gatshme për të gjithë testuesit e versioneve beta.

Mesazhet që fshihen vetë mund të jenë shumë të dobishme për këdo që dëshiron të dërgojë një informacion sensitiv të cilin nuk duan të jetë përgjithnjë i disponueshëm.

Ky funksion përdoret në aplikacionin Telegram përmes funksionit Secret Chats. Gmail shtoi një funksion të ngjashëm me ridizajnimin vitin e kaluar.

Aktualisht implementimi i WhatsApp duket shumë më bazik dhe mbase sepse është në fazat e para të zhvillimit.

Detajet se kur do të debutojë mungojnë megjithatë premtimi për më shumë siguri në aplikacionin më popullor në botë të komunikimit është i mirëpritur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  2.6 miliardë njerëz përdorin aplikacionet e Facebook

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>