Lajmet

WhatsApp është hakuar për të përgjuar zyrtarë të lartë të SHBA dhe aleatëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Tetor 2019
0
Burime të afërta me çështjen thanë se pjesa më e madhe e viktimave ishin zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë të profilit të lartë në 20 vende të ndryshme të botës dhe 5 kontinente. WhatsApp është hakuar për të përgjuar zyrtarë të lartë të SHBA dhe aleatëve

Zyrtarë të lartë të qeverisë Amerikane dhe aleatëve të saj janë vënë në shënjestër të një softueri hakimi i cili ka përdorur WhatsApp për të marrë nën kontroll telefonët e përdoruesve raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Burime të afërta me çështjen thanë se pjesa më e madhe e viktimave ishin zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë të profilit të lartë në 20 vende të ndryshme të botës dhe 5 kontinente.

Hakimi i tyre mund të ketë pasoja të mëdha politike dhe diplomatike. Lajmin vjen pasi të Marten WhatsApp paditi kompaninë e cila ka ndërtuar softuerin e hakimit, firmën Izraelite NSO.

Disa viktima janë të lokalizuara në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Meksikë, Pakistan dhe Indi thanë njerëz të afërt me çështjen.

Dhjetëra gazetarë në Indi thanë se gjithashtu kanë qenë shënjestër. Firma Izraelite NSO ka mohuar të ketë gisht duke thënë se produktet e saj janë krijuar vetëm për të ndihmuar qeveritë të kapin terroristë dhe kriminelë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp do të ndalojë së funksionuari për këta përdorues

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>