Lajmet

WhatsApp feston 10 vjetorin e themelimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shkurt 2019
0
Kompania debutoi si një shërbim komunikimi më 24 Shkurt 2009 ndërsa mori përditësimi e parë madhor në Qershor 2010. WhatsApp feston 10 vjetorin e themelimit

WhatsApp mbushi 10 vite dhe kompania për të vënë në dukje disa momente kyçe të saj publikoi një video.

Kompania debutoi si një shërbim komunikimi më 24 Shkurt 2009 ndërsa mori përditësimi e parë madhor në Qershor 2010.

2011 shikoi lançimin e komunikimit në grup ndërsa po atë vit do të shënonte 1 miliardë mesazhe të dërguara në një ditë.

Mesazhet zanore u shtuan në 2013 një vit përpara se WhatsApp të arrinte në 500 milion përdorues dhe të blihej nga Facebook.

Në 2015-ën mbërriti aplikacioni desktop ndërsa në 2016 video thirrjet. Po atë vit kompania aktivizoi enkriptimin fundor dhe arriti 1 miliardë përdorues aktivë në muaj.

2017 shikoi shërbimin të rritej nga 1 miliardë përdorues në muaj në një 1 miliardë përdorues në ditë si dhe u prezantua kopja e Snapchat Stories që kompania e quan WhatsApp Status.

Së fundi në 2018-ën u lançuar WhatsApp Business përpara se siguria Face ID dhe Touch ID të shtohej. Mëposhtë ndiqni videot e 10 vjetorit të WhatsApp. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kanadaja ndalon shitjet e makinave me karburant deri në vitin 2040

Lajmet e fundit>