Lajmet

WhatsApp funksionon në desktop pa telefon dhe disa pajisje njëherazi

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Korrik 2021
Një testim ka nisur nga kompania për të mbështetur përdorimin e WhatsApp në disa pajisje njëherazi dhe pa pasur nevojë për telefonin që të jetë në punë. WhatsApp funksionon në desktop pa telefon dhe disa pajisje njëherazi

Deri më sot përdorimi i WhatsApp në desktop kërkonte që telefoni të ishte i ndezur, në punë dhe i lidhur me internetin.

Megjithatë një testim ka nisur nga kompania për të mbështetur përdorimin e WhatsApp në disa pajisje njëherazi dhe pa pasur nevojë për telefonin që të jetë në punë.

Situata ka qenë e tillë gjer më sot për shkak të mënyrën sesi WhatsApp menaxhon enkriptimin fundor E2EE. Nga sot WhatsApp do të ftojë përdoruesit të testojnë me përdorimin e WhatsApp me deri në katër pajisje njëherazi.

Edhe pse është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit, përdorimi i WhatsApp nga disa pajisje njëherazi mori shumë kohë. Tashmë ka ndërtuar një sistem që ruan enkriptimin fundor krahas mbështetjes “multi-device.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Me Multi-Device WhatsApp në kompjuter funksionon në mënyrë të pavarur nga telefoni

Tags >

WhatsApp