Lajmet

WhatsApp ka 2 miliardë përdorues

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2020
0
Pavarësisht madhësisë, rritja e WhatsApp mbetet stabile. Fitoi 500 milionë përdorues në 2 vite. WhatsApp krenohet me teknologjinë e enkriptimit end-to-end duke i bërë bisedat më të sigurta. WhatsApp ka 2 miliardë përdorues

WhatsApp ka 2 miliardë përdorues bëri të ditur kompania ditën e Mërkure, 500 milionë më shumë sesa kishte në fund të 2017-ës.

Aplikacioni i komunikimit u themelua në 2009 dhe u ble nga Facebook në 2014-ën për 19 miliardë dollarë. Ishte blerja më e madhe nga rrjeti social Facebook deri atë kohë.

Pavarësisht madhësisë, rritja e WhatsApp mbetet stabile. Fitoi 500 milionë përdorues në 2 vite. WhatsApp krenohet me teknologjinë e enkriptimit end-to-end duke i bërë bisedat më të sigurta.

As vetë WhatsAp nuk mund të lexojë mesazhet apo të dëgjojë thirrjes mes bashkëbiseduesve thotë kompania. Por teknologjia e enkriptimit është kritikuar për arsye sigurie. Për shembull në Indi qeveria ka kërkuar rregullimin e të dhënave të enkriptuara. Në Australi dhe Britani ligje të ngjashme po diskutohen.

Në Tetor Shtetet e Bashkuara bënë thirrje Facebook të shtynte planet për të enkriptuar mesazhet në platformë duke cituar se informacione rreth terrorizmit dhe trafikimit mund të përhapen përmes platformës.

Por WhatsApp e mbron me forcë teknologjinë e enkriptimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook mund të krijojë disa versione të Libra mbështetur në monedha të ndryshme si dollar, euro dhe paund