Lajmet

WhatsApp lançon funksione të reja privatësie

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Qershor 2022
Deri më sot ju mund të bllokonit aksesin në informacionin e tyre për të gjithë përdoruesit, vetëm kontaktet ose ti linit të hapura për të gjithë. WhatsApp lançon funksione të reja privatësie

Pasi testoi funksionalitetet në versionin beta gjatë muajit Prill, WhatsApp ditën e sotme lançoi kontrolle të reja privatësie për fotot e profilit, biografinë, statusin dhe “last seen,”

Deri më sot ju mund të bllokonit aksesin në informacionin e tyre për të gjithë përdoruesit, vetëm kontaktet ose ti linit të hapura për të gjithë.

Por përditësimi i ri sjell një opsion të ri ku mund të përfshini të gjitha kontaktet me përjashtim të ndonjërit prej tyre.

Statusit “Last Seen” në veçanti është një pjesë delikate e privatësisë sepse tregon kur dikush ka kontrolluar aplikacionin. Potencialisht dikush mund të kuptojë që i keni parë mesazhin edhe nëse e keni çaktivizuar vizibilitetin e tij thjeshtë duke parë statusin tuaj “Last Seen.”

Në versionin e ri të WhatsApp mund të ndaloni “Last Seen” për individë të caktuar. Nëse e bëni një gjë të tillë duhet të dini se as ju nuk shikoni statusin e tyre “Last Seen.”

Funksionet e reja janë të disponueshme në Account > Privacy. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates premton të dhurojë gjithë pasurinë për bamirësi

Tags >

WhatsApp