Lajmet

WhatsApp lançon reagimet me emoji, dyfishon madhësinë e grupeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2022
Meta, kompania pas WhatsApp, tha muajin e kaluar se këto funksionalitete do të debutonin së shpejti. WhatsApp lançon reagimet me emoji, dyfishon madhësinë e grupeve

WhatsApp ditën e djeshme lançoi reagimet me emoji për mesazhet si dhe mundësinë për të dërguar të dhëna me madhësi prej 2GB, një rritje masive nga 100MB që ishte limiti më parë.

Meta, kompania pas WhatsApp, tha muajin e kaluar se këto funksionalitete do të debutonin së shpejti.

Gjithashtu kompania të Enjten tha se do të dyfishohet madhësia e grupeve. Në lidhje me reagimet me emoji, fillimisht vetëm një numër i kufizuar do të jetë i disponueshëm.

Reagimet janë një funksion i dobishëm përdorur nga shërbime të ndryshe nga Slack tek Telegram. Sa i takon grupeve, tani 512 persona mund të bëhen pjesë e tyre nga 256 që ka qenë limiti më herët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple parashikon të shesë 100 milionë iPhone 13