Lajmet

WhatsApp lançon thirrjet video dhe audio nga kompjuteri

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Dhjetor 2020
Me mbi 2 miliardë përdorues globalisht, WhatsApp është numri 2 në median social pas Facebook dhe përdoret në mase për telefonata personale dhe jo biznesi si Zoom dhe Google Meet. WhatsApp lançon thirrjet video dhe audio nga kompjuteri

Aplikacioni shumë popullor i kërkimit në pronësi të Facebook, WhatsApp lançoi një version beta të aplikacioni deskop që mund të realizojë thirrje audio dhe video për herë të parë raportoi WABetaInfo.

Thirrjet në ekran të mëdha tani do të jenë një kënaqësi më vete për WhatsApp i cili do të pozicionohet si konkurrent i drejtpërdrejtë i Zoom dhe Google Meet të cilët kanë pasur një rritje meteorike gjatë pandemisë.

Megjithatë ambiciet e kompanisë mbeten për tu parë në këtë industri. Me mbi 2 miliardë përdorues globalisht, WhatsApp është numri 2 në median social pas Facebook dhe përdoret në mase për telefonata personale dhe jo biznesi si Zoom dhe Google Meet.

Prej kohësh është përfolur që WhatsApp në desktop do të funksionojë pa pasur nevojë për telefonin diçka që momentalisht është e pamundur. Përdoruesit duhet të kenë të instaluar WhatsApp Beta në smartfon në mënyrë që opsioni tu shfaqet në desktop. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung zbulon telefonët që do të marrin tre vite përditësime