Lajmet

WhatsApp lejon përdoruesit të fshehin statusin online për kontakte specifike

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Korrik 2022
Funksionaliteti vjen në vazhdën e një tjetër opsioni privatësie siç është veçoria “Last Seen.” WhatsApp lejon përdoruesit të fshehin statusin online për kontakte specifike

WhatsApp është duke zhvilluar një funksionalitet ku përdoruesit mund të fshehin statusin e tyre online. Funksioni i privatësisë do tu japë përdoruesve mundësinë për të kontrolluar cilët kontakte mund të shohin nëse po përdorni aplikacionin.

Funksionaliteti vjen në vazhdën e një tjetër opsioni privatësie siç është veçoria “Last Seen.”

Tashmë përdoruesit kanë më tepër kontroll se kush mund të shohë nëse kanë përdorur aplikacionin ose jo. Është një funksionalitet i cili tregon të tjerëve që ju kanë dërguar një mesazh por që nuk kanë informacion nëse e keni parë apo jo nisur nga çaktivizimi i “Read Receipts.”

Tashmë mund të kufizoni këtë informacion statusit online për të njëjtët persona që keni çaktivizuar “Read Receipts.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp përmirëson funksionalitetin e vetëfshirjes së mesazheve

Tags >

WhatsApp