Lajmet

WhatsApp merr një funksionalitetet të shumë përdorur në Messenger dhe Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Gusht 2021
Përdoruesit mund të mos i shohin reagimet nisur nga fakti se funksionaliteti po testohet së brendshmi ose me një numër shumë të kufizuar përdoruesish. WhatsApp merr një funksionalitetet të shumë përdorur në Messenger dhe Instagram

Duke përdorur internetin vazhdimisht, ju mësohen me disa vese përdorimi të aplikacioneve dhe shërbimeve. Një ves online është reagimi ndaj një mesazhi apo postimi si përshembull në Instagram apo Twitter por një ndërveprim të tillë nuk e shihni shpesh në aplikacionet tradicionale të komunikimit.

WhatsApp dëshiron ta ndryshojë këtë dhe po punon për të sjellë reagimet ndaj mesazheve në aplikacion. Sipas WABetaInfo, sajt i cili ka një rekord të saktë informacioni nga e kaluara, funksionaliteti në fjalë është në zhvillim.

Madje disa përdorues sipas sajtit janë ballafaquar me një mesazh që ju tregon se kanë marrë një reagim por nuk e shohin dot për shkak të versionit të tyre të aplikacionit.

Përdoruesit mund të mos i shohin reagimet nisur nga fakti se funksionaliteti po testohet së brendshmi ose me një numër shumë të kufizuar përdoruesish.

Përtej këtij mesazhe informacionet janë të pakta. Ne presim që funksionaliteti të shfaqet në një version të ardhshëm beta të WhatsApp. Me shumë mundësi do të kemi në dispozicion disa emoji si në Messenger apo Instagram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Transmetimet live në Instagram akomodojnë deri në 4 persona