Lajmet

Whatsapp mund të përballet me drejtësinë për problemet me privatësinë

Publikuar , 29 Janar 2013
0
Whatsapp mund të përballet me drejtësinë për problemet me privatësinë

Një hetim prej tashmë një viti nga institucionet përkatëse mbi privatësinë në Kanada dhe Holandë kanë identifikuar dobësi të rëndësishme në mënyrën se si trajtohen informacionet personale të përdoruesve nga aplikacioni mobile Whatsapp.

Që prej atëherë, shumë probleme janë rregulluar, por autoritetet holandeze nuk kanë vendosur ende nëse do ta ndjekin penalisht Whatsapp-in bazuar në vetë ligjet e këtij shteti.

Whatsapp u mundëson përdoruesve të shkëmbejnë mesazhe duke përdorur internetin, por në vend që të përdoren emra përdoruesi, sistemi i identifikon njerëzit përmes numrit të tyre të telefonit.

Kur regjistrohet një përdorues i ri, kontaktet e tij ngarkohen në sistem dhe Whatsapp gjen nëse ndonjë prej tyre është përdorues i aplikacionit. Kjo metodë është një nga elementet e para që ra në sy të Office of the Privacy Commissioner of Canada dhe The Dutch Data Protection Authority.

Në hetimin e tyre rezultoi se pasi përdoruesit kishin ngarkuar listën e kontakteve, serveri i Whatsapp nuk arrinte të fshinte numrat e telefonit të atyre që nuk ishin përdorues te sistemit, ashtu siç kërkohet nga ligji kanadez dhe ai holandez.

Për më tepër, u gjet se fillimisht aplikacioni i dërgonte mesazhet të pa enkriptuara, veprim ky që le vend për përgjim dhe ndërhyrje, veçanërisht kur aplikacioni përdoret nga një rrjet Wi-Fi jo i sigurtë. Enkriptimi i mesazheve filloi në shtator 2012.

Në fund, hetimi zbuloi se aplikacioni gjeneronte fjalëkalime për shkëmbimin e mesazheve bazuar në elemente si IMEI (international mobile equipment identity) i telefonit ose adresa MAC (media access control). Të dyja janë shumë të lehta për t’u zbuluar, duke lënë kështu vend që një palë e tretë të dërgojë dhe të marrë mesazhe në emrin e përdoruesit pa dijeninë e tij.

LEXO EDHE:  Autoritetet Gjermane shpallin të jashtëligjshëm modelin e biznesit të Facebook

Që atëherë, Whatsapp ka forcuar gjenerimin e fjalëkalimeve, por për të marrë këtë ndryshim përdoruesit duhet ta përditësojnë aplikacionin. (PCWorld Albanian)

Whatsapp

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>