Lajmet

WhatsApp mund të sjellë telefonatat në aplikacion së shpejti

Publikuar , 25 Dhjetor 2014
0
WhatsApp mund të sjellë telefonatat në aplikacion së shpejti

whatsapp-voice-calling-1Nëse kthehemi në muajin shkurt mund të rikujtojmë premtimin e rrjetit të famshëm të shkëmbimit të mesazheve WhatsApp lidhur me telefonatat zanore. Tashmë duket sikur kompania e cila zotërohet nga Facebook është gati të lançojë këtë karakteristikë të re pasi ka lançuar edhe një përditësim të ri për aplikacionin e saj tek telefonët Android.

Ky përditësim i ri në fakt nuk është se kryen telefonata zanore por thjesht u ofron përdoruesve detaje lidhur me mënyrën se si do të funksionojë kjo karakteristikë e re.

Bazuar në këtë informacion, duket se ju së shpejti do të keni mundësinë të kryeni thirrje në WhatsApp mbi rrjetin 3G, 4G ose Wi-Fi, madje ju mundni edhe të regjistroni telefonatat tuaja dhe ti dëgjoni sërish në një kohë tjetër.

Gjithashtu Android World ka qenë i aftë të krijojë një set me fotografi duke treguar se si do të duket kjo veçori e aplikacionit. Ka mundësi që edhe WhatsApp mos e ketë përfunduar ende këtë veçori, por gjithsesi të dhënat që na ofrojnë fotot më poshtë janë vërtet të bukura.

Fundi i vitit 2014 po afrohet shumë shpejt, dhe besoj se të gjithë e kujtojnë që premtimi i kompanisë WhatsApp lidhur me këtë karakteristikë ishte pikërisht për këtë kohë.

Prandaj le të presim e të shohim nëse kjo kompani do të na sjellë telefonata zanore brenda këtij viti apo do të vonohet për të ardhur vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

 whatsapp-voice-calling-2 whatsapp-voice-calling-3 whatsapp-voice-calling-4 whatsapp-voice-calling-5 whatsapp-voice-calling-6

LEXO EDHE:  WhatsApp me dy funksione që do të luftojnë lajmet e rreme

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>