Lajmet

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto modele iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Mars 2021
Prandaj nëse keni një iPhone që ka ngecur në këtë sistem operativ, ju nuk mund të përdorni WhatsApp më në të kur të mbërrijë versioni i fundit. WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto modele iPhone

WhatsApp është një prej aplikacioneve që ka ofruar mbështetje edhe për sistemet operative më të vjetra. Megjithatë do të ndryshojë shumë shpejtë sepse aplikacioni ka vendosur të braktisë iOS 9. Disa modele të vjetra iPhone nuk mund të përdorin më aplikacionin WhatsApp.

Versioni beta 2.21.50 i WhatsApp dërguar së fundi nuk funksionon në iOS 9. Prandaj nëse keni një iPhone që ka ngecur në këtë sistem operativ, ju nuk mund të përdorni WhatsApp më në të kur të mbërrijë versioni i fundit.

Lajmi i mirë është se janë të paktë ato iPhone me këtë version të iOS. Dy modelet që do të preken nga ky ndryshim janë iPhone 4 dhe 4S duke qenë se këta iPhone nuk kalojnë dot në iOS 10.

Nëse keni një iPhone më të ri dhe ende keni ngelur në iOS 9 atëherë duhet të përditësoni duke shkuar në Settings, më pas General dhe Software Update.

Nëse iPhone juaj nuk mund të kalojë në iOS 10, atëherë nuk keni zgjidhje tjetër vetëm se të ndryshoni telefonin për të vijuar përditësimin e WhatsApp. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian prezanton certifikatën dixhitale për të vaksinuarit ose shëruarit nga Covid-19