Lajmet

WhatsApp padit kompaninë që i depërtoi enkriptimin fundor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Tetor 2019
0
WhatsApp tha se kompania ka sulmuar sistemin e video thirrjeve për të dërguar maluerë dhe viruse në pajisjet e një numri të caktuar përdoruesish. WhatsApp padit kompaninë që i depërtoi enkriptimin fundor

Ditën e Marte Facebook paditi firmën Izraelite të sigurisë, NSO Group, për hakimin e përdoruesve të platformës së komunikimit WhatsApp në fillim të këtij viti.

Fushata e hakimi kishte vënë në shënjestër gazetarë, diplomatë, aktivistë të të drejtave të njeriut, disidentë politikë dhe zyrtarë të lartë të qeverive thoshte Facebook në padinë e dërguar pranë Gjykatës së San Franciscos.

WhatsApp në pronësi të Facebook, tha se sulmi kishte vënë në shënjestër të paktën 100 individë të shoqërisë civile.

NSO përdor një problem sigurie në WhatsApp për të hakuar telefonë dhe shkaktoi një shqetësim në mbarë botën kur u bë publik në Maj të këtij viti. Atë kohë NSO tha se do të hetonte për keqpërdorim të teknologjisë së saj.

WhatsApp tha se kompania ka sulmuar sistemin e video thirrjeve për të dërguar maluerë dhe viruse në pajisjet e një numri të caktuar përdoruesish. Besohet që shënjestër kanë qenë 1,400 përdorues.

Përmes virusit kompjuterik (maluer) klientët e NSO, të cilët besohet se kanë qenë qeveri dhe organizata të inteligjencës, kanë përgjuar në fshehtësi përdoruesit e telefonëve.

WhatsApp përdoret nga 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën çdo muaj dhe vazhdimisht është lavdëruar për sigurinë e lartë përfshirë enkriptimin fundor i cili nuk mund të deshifrohet as nga vetë kompania apo palë të treta.

Softuerët e hakimit të NSO janë përfshirë disa herë në një seri abuzimesh të të drejtave të njeriut në Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme përfshirë skandalin e spiuznazhit në Panama.

Miqtë e gazetarit Saudit i cili u vra një vit më parë kanë paditur NSO në Izrael dhe Qipro duke thënë se telefonët e tyre janë kompromentuar me teknologjinë e NSO. Amnesty International gjithashtu ka paditur kompaninë dhe kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit që ti anulojë licencën e eksportit NSO.

LEXO EDHE:  Facebook dhe Instagram jashtë shërbimi

Por ky i fundit thotë se softueri i tyre përdoret për të luftuar terrorizmin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>