Lajmet

WhatsApp përmirëson funksionalitetin e vetëfshirjes së mesazheve

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Dhjetor 2021
Opsioni i ri do të jetë i disponueshëm për të gjitha bisedat në grup por që duhet përcaktuar në momentin e hapjes së grupit. WhatsApp përmirëson funksionalitetin e vetëfshirjes së mesazheve

Përdoruesit e WhatsApp mund zgjedhin që të gjitha mesazhet që dërgojnë të fshihen automatikisht.

Platforma në pronësi të rrjetit social Facebook përdoret nga 2 miliardë përdorues në mbarë botën. Më përpara përdoruesit duhet që çdo bisedë ta nisnin të tillë që të mesazhet të fshihen pas një periudhe të caktuar.

WhatsApp do tu japë përdoruesve mundësinë që mesazhet e tyre të fshihen nga 24 orë deri në 90 ditë pas dërgimit krahas afatit 7 ditor që ekzistonte.

Opsioni i ri do të jetë i disponueshëm për të gjitha bisedat në grup por që duhet përcaktuar në momentin e hapjes së grupit.

Vetëfshirja automatike e mesazheve është në fokusin e WhatsApp së fundi dhe platforma vë theksin vazhdimisht tek privatësia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kosova pjesë e listës së regjistrimit në Netflix