Lajmet

WhatsApp, së shpejti mund të shtoni miq duke skanuar një kod QR

Publikuar , 15 Nëntor 2018
0
Në planet e WhatsApp është edhe një ndërfaqe e rifreskuar për shtimin e kontakteve direkt nga aplikacioni. WhatsApp, së shpejti mund të shtoni miq duke skanuar një kod QR

WhatsApp ka nisur testimet me një funksion të ri i cili e bën më të lehtë të shtoni dikë në listën e kontakteve duke përdorur kodet QR.

Sipas një raporti të WABetaInfo, testimet po kryhen me aplikacionin WhatsApp në iOS por do të jetë i disponueshëm edhe në Android.

Çdo përdorues do të ketë kodin QR unik dhe mund të shtojnë njërin-tjetrin duke skanuar kodin me kamerën e telefonit.

Më pas informacioni i kontaktit do të plotësohet menjëherë pas skanimit.

Gjithashtu përdoruesit kanë mundësi të revokojnë kodin që të mos përdoret pa kriter.

Në planet e WhatsApp është edhe një ndërfaqe e rifreskuar për shtimin e kontakteve direkt nga aplikacioni.

Snapchat dhe Instagram kanë variacionet e tyre të kodeve QR. Kjo metodë është shumë popullore për përdoruesit e WeChat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Pixel 3 është telefoni Android me kamerën teke më të mirë në botë

Lajmet e fundit>