Lajmet

WhatsApp së shpejti një aplikacion për iPad

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Gusht 2021
Megjithatë nuk ka informacion se kur ky aplikacion do të jetë i disponueshëm dhe kur integrimi i përdorimit të WhatsApp në disa pajisje njëherazi të bëhet realitet. WhatsApp së shpejti një aplikacion për iPad

Si pjesë e skemës së enkriptimi fundor të WhatsApp, përdoruesit duhet të kenë aplikacionin të instaluar me një llogari në një smartfon që të mund ta përdorin me pajisje të tjera.

Kompania në Korrik ta se ishte duke punuar për enkriptimin fundor të gjeneratës së re me të cilin mund ti hapin rrugë përdorimit të WhatsApp në disa pajisje njëherazi por pa pasur nevojë për një lidhje me smartfonin.

Në vazhdën e kësaj WhatsApp ka planifikuar një aplikacion edhe për iPad për herë të parë. Megjithatë nuk ka informacion se kur ky aplikacion do të jetë i disponueshëm dhe kur integrimi i përdorimit të WhatsApp në disa pajisje njëherazi të bëhet realitet.

Njerëzit që kanë përdorur WhatsApp në të kaluarën janë mësuar me idenë se nuk është i disponueshëm tek tabletët. Por me integrimin e ri WhatsApp do të fillojë të funksionojë në më shumë pajisje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp teston transferimin e të dhënave me madhësi 2GB

Tags >

WhatsApp